Maqedoni
Seancë e re gjyqësore për rastin “Transportuesi”
07.03.2018 09:21
Në Gjykatën Penale për sot është caktuar gjykimi për rastin “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike...

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, si edhe 20 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me ç’rast është bërë përvetësim i rreth 360.000 eurove.
Seanca e kaluar ishte shtyrë, ndërsa gjykatësja, Dobrilla Kacarska, si arsye elaboroi se është për shkak të asaj se ende nuk është marrë përgjigje për ankesën e dorëzuar nga Gjykata e Apelit.
Për të njëjtën arsye është shtyrë edhe seanca paraprake.
