Botë
Arrestohen 13 persona në Turqi, akuzohen për sulmin ndaj Ambasadës së ShBA-ve
07.03.2018 11:12
13 persona, prej të cilëve 12 sirianë, janë arrestuar në Turqi nën dyshimin se kanë planifikuar sulm në objekte të ndryshme, mes të cilave edhe në konsullatën amerikane...

Vlerësohet se të arrestuarit ishin në procesin e përgatitjes së sulmit terrorist, ndërsa mes qëllimeve potenciale ka qenë edhe konsullata e ShBA-së në Adana, e cila dje dhe pardje ka qëndruar e mbyllur për shkaqe sigurie.
Gjatë bastisjeve në më shumë qytete, në kuadër të operacionit kundër grupit terrorist "Shteti Islamik" janë konfiskuar materiale digjitale, përmbajtja e të cilave duhet të hetohet, transmetojnë mediat turke.
Policia turke edhe më 5 mars arrestoi katër qytetarë irakianë nën dyshimin se kanë planifikuar sulm ndaj Ambasadës amerikane.
