Maqedoni

Vjedhje në një shitore të teknikës së bardhë në Shkup

07.03.2018 12:16

Një person i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë pardje në një shitore të teknikës së bardhë në rr. "Tale Hristov" në Shkup...

MPB informon se vjedhjen në polici e ka paraqitur A.H. (28) bga Shkupi. Kryesi i vjedhjes ka thyer xhamin e derës hyrëse dhe ka marrë dy televizorë dhe një laptop, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.
 
Po ndërmerren masa për gjetjen e kryesit dhe për ndriçimin e plotë të rastit./mia