Maqedoni

Qeveri, themelohet Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe

07.03.2018 13:04

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të 57 mori vendim për themelimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni...

Në komunikatën e Qeverisë thuhet "Për shkak të kultivimit të këngëve dhe valleve të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, Qeveria në seancën e sotme mori vendim për themelimin e institucionit kombëtar "Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë" si organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës".

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valle shqipe selinë e saj do ta ketë pikërisht në Shkup.