Botë
Shtëpia e Bardhë, dorëhiqet këshilltari ekonomik i Trumpit
07.03.2018 13:19
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se këshilltari i lartë ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Gary Cohn, është dorëhequr...

Cohn është i fundit pjesëtar i profilit të lartë të skuadrës Trump që jep dorëheqjen, pas një serie largimesh të këshilltarëve të tjerë.
Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Z. Cohn tha se ishte një nder që i kishte shërbyer vendin të tij.
Gary Cohn, mbështetës i tregtisë së lirë u zemërua nga planet e presidentit Trump për të vendosur tarifa për importet prej alumini dhe çeliku.
Cohn, një ish-president i bankës Goldman Sachs, ndihmoi z. Trump të çojë përpara reformat e tij gjithëpërfshirëse në fund të vitit të kaluar, megjithatë, të dy nuk besohej se ishin të afërt.
