Botë

Rriten tensionet mes Ankarasë dhe Athinës

07.03.2018 13:37

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës janë në pikën më kritike pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme Turke...

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës janë në pikën më kritike pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme Turke,  e cila i kërkoi presidentit grek, Prokopis Pavlopulos, të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e shtetit turk. Turqia i bën thirrje Athinës të ndalojë retorikën e dëmshme.

“Nëse historia na detyron, atëherë do të veprojmë si paraardhësit tanë”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Tensionet mes vendeve u rritën pas arrestimit të dy oficerëve grekë. Së fundmi, ShBA-të kanë rritur praninë e forcave detare në Mesdhe, për shkak të shqetësimit të shkaktuar nga sjelljet e fundit të Ankarasë.

Nga ana tjetër, kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në mbledhjen urgjente të së martës vendosi të ndjekë rrugën e diplomacisë dhe durimit mbi retorikën me Turqinë.

Gjithashtu, Cipras zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e OKB-së, Antonio Gutierres, me të cilin diskutoi për një sërë çështjesh, përfshirë tensionet me Turqinë, marrëdhëniet me Shqipërinë, si dhe çështjen e emrit me Maqedoninë.