Botë

Kroaci: Vit rekord sipas të vdekurve nga gripi

07.03.2018 13:50

Të paktën 35 raste të vdekjes në Kroaci këtë vit janë të lidhura me gripin...

Të paktën 35 raste të vdekjes në Kroaci këtë vit janë të lidhura me gripin, por ekspertët konsiderojnë se numri është dukshëm më i madh, por shkaku i vdekjes, përveç gripit, supozohet se është edhe ndonjë faktor tjetër.
 
Deri tani numri më i madh i të vdekurve nga gripi në Kroaci ishte 27 persona dhe atë vitin e kaluar, por edhe në vitin 2010 gjatë pandemisë së a.q.gripi i derrave.
 
Vlladimir Drazhenoviq, virusolog i Qendrës Nacionale për Influencë pranë Entit kroat të shëndetit publik, thotë se ky sezon për shumë gjëra është specifik.
 
"Vërejmë një vit intensiv, si nga numri i të sëmurëve, ashtu edhe sipas kohëzgjatjes, por edhe dominimit të pazakontë të virusit B", thotë Drazhenoviq.
 
Vetëm gjatë javës së kaluar në Kroaci janë paraqitur gjashtë mijë raste të reja të të sëmurëve nga gripi,  me çka numri i përgjithshëm është rritur në 57 mijë. Mjekët presin që deri nga fundi i sezonit numri zyrtar të rritet në më shumë se 70 mijë të sëmurë.
 
Drazhenoviq vlerëson se ky numër duhet të shumëzohet të paktën me dy, sepse një numër i madh i të sëmurëve nuk janë paraqitur.
 
Ajo që është e pazakontë, e karakteristike për këtë sezon, është dominimi i virusit të tipit B, lloji Jamagata. Zakonisht dominojnë virusi i tipit A H3N2 ose H1N1, ndërsa B paraqitet në fillim ose në fund të sezonit, por në përqindje dukshëm më të vogël./mia