Maqedoni
Vjedhet automjet "Tojota" me targa tetovare
07.03.2018 14:10
Tetovari R.J. (57) ka denoncuar se një kryerës i panjohur ia ka marrë automjetin "Tojota" me targa tetovare...

Tetovari R.J. (57) ka denoncuar se një kryerës i panjohur ia ka marrë automjetin "Tojota" me targa tetovare, të cilin e ka lënë para një mishtore në tregun e gjelbër të Tetovës me çelës në bravë.
MPB informon se kryerësi ka hyrë, e ka ndezur automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Në këtë mënyrë kryerësi ka përfituar dobi pronësore kundërligjore prej rreth 6.600 euro.
Po ndërmerren masa për gjetje të automjetit dhe kryerësit dhe për ndriçim të plotë të rastit./mia
