Botë

Së paku pesë persona humbën jetën gjatë rrëzimit të helikopterit rus në Çeçeni

07.03.2018 14:49

Së paku pesë persona e kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit të forcave ruse të sigurisë në Çeçeni...

Disa mediume ruse fillimisht raportuan se në fatkeqësi kanë humbur jetën shtatë persona, që më vonë numrin e viktimave ta ulin në pesë.
 
Fatkeqësia me helikopter ndodhi vetëm një ditë pasi në Siri u rrëzua një aeroplan transportues rus An-26, ku humbën jetën 36 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit. Supozohet se shkak për fatkeqësinë e avionit është defekt teknik./mia