Botë

Në Gutën Lindore janë dërguar 700 luftëtarë plotësues proqeveritar

07.03.2018 15:11

Të paktën 700 luftëtarë të forcave proqeveritare siriane janë dërguar si përkrahje në Gutën Lindore...

Të paktën 700 luftëtarë të forcave proqeveritare siriane janë dërguar si përkrahje në Gutën Lindore, me çka rrethimi rreth enklavës kryengritëse forcohet ende më shumë, vlerësoi sot Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut.
 
Të paktën 800 civilë, prej të cilëve 177 fëmijë, humbën jetën gjatë sulmeve ajrore dhe artilerike në Gutën Lindore nga fillimi i ofensivës së forcave qeveritare siriane ndaj bastionit të fundit kryengritës në afërsi të kryeqytetit Damask më 18 shkurt, kumtoi dje Qendra siriane, me seli në Londër.
 
"Luftëtarët e Gutës Lindore gjuajnë me armë zjarri drejt Ambasadës së Rusisë në Damask,  përfaqësisë tregtare dhe Qendrën për  pajtim të palëve në luftë", kumtoi kryeshefi i Qendrës për pajtimin e palëve në luftë, gjeneral-majori, Jurij Evtushenko.
 
Sipas tij, luftëtarët duan të shkaktojnë përgjigje adekuate nga ana ruse.
 
Në 10 ditët e fundit luftëtarët kanë hedhur 272 mina dhe projektilë reaktiv ndaj Damaskut, me ç'rast humbën jetën 13 persona dhe 135 ishin lënduar. Evtushenko thotë se më 5 mars gjatë një sulmi  në spital kanë humbur jetën 10 persona dhe 49 ishin lënduar./mia