Maqedoni
Sindikata e Kulturës: Ligji kufizon lirinë e artistëve. Ministria e Kulturës: Nuk janë administratorë, por “bartës të dinjitetit”
07.03.2018 18:32
Sindikata e Kulturës kërkon ligj të ri për artistët dhe të punësuarit në këtë sferë...

Sipas tyre, ligjet aktuale kufizojnë lirinë e artistëve dhe të të gjithë të punësuarve në institucionet kulturore, të cilat llogariten si administratorë. Sipas tyre, artistët punojnë në kushte të vështira, nuk ka sistematizim adekuat, nuk vlerësohet dija dhe mes tyre ka artistë me tituj shkencorë, por që marrin paga nga 18 deri në 20 mijë denarë.
Nga Ministria e Kulturës premtojnë ndryshimin e termit “Dhënës të shërbimeve publike” me termin “Bartës të dinjitetit”.
“Sistematizimi bëhet në mënyrë selektive, janë evidentuar lëshime ligjore si vende pune imagjinare, ligje kundër kushteve për avancim në karrierë, si dhe ndarje joadekuate për vende pune”,- tha kryetarja e Sindikatës, Sanja Arsovska.
“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike është e gatshme të ofroj ndihmë profesionale për çështjen e sistematizimit aty ku ka nevojë. Problemi me titujt profesionalë ka dhe implikim fiskal, me çka do të duhet siguruar mjete nga Ministria e Financave. Kur të përfundojnë aktivitetet paraprake do të merren të dhëna të sakta për të punësuarit në institucionet nacionale dhe Ministria e Kulturës mund t’i drejtohet Ministrisë së Financave për zgjidhjen e problemit me titujt profesionalë",- theksoi Maria Zafirovska nga Ministria e Kulturës.
GAZMEND REXHEPI
