Maqedoni

Dita e Mësuesit, mëvetësohet shkolla e Nikushtakut

07.03.2018 18:59

Ky 7 mars ka qenë i mbarë për Shkollën fillore në Nikushtak, për të cilën Ministria e Arsimit ka marrë vendim zyrtar për mëvetësimin e saj....

Prej shtatorit, kjo shkollë bashkë me shkollën e fshatit Ropalcë do të marrin emrin “5 tetori”.
 
“Kam kënaqësi të madhe që sot jam pranë jush. E para është se sot jemi së bashku me nxënësit në këtë ditë të madhe – Ditën e 7 marsit. Së dyti, së bashku me kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifin, po shpalosim para jush aktvendimin e MASh-it me të cilin nga viti i ardhshëm shkollor shkolla e Nikushtakut emërtohet “5 tetori” dhe do të jetë shkollë e pavarur”,- tha zëvendësministri i Arsimit, Arbër Ademi.