Maqedoni

Mehmeti: Modeli Itali Slloveni për zgjidhjen e emrit

18.07.2014 18:46

Presidenca Italiane me BE-në ka hapësirë për të ndërtuar një mekanizëm që do të mundësonte negociata paralele për emrin dhe për anëtarësim për Maqedoninë...

Presidenca Italiane me BE-në ka hapësirë për të ndërtuar një mekanizëm që do të mundësonte negociata paralele për emrin dhe për anëtarësim për Maqedoninë, sipas modeleve të negociatave Itali-Slloveni dhe Slloveni- Kroaci. 
 
Kështu ka deklaruar Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti gjatë konferencës së Kryetarëve të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane, që po mbahet në Senatin Italian në Romë . Përsërita gatishmërinë tonë për të vazhduar me realizimin e detyrimeve nga Dialogu i lartë- HLAD , ka thënë Mehmeti.
 
Duke qenë dëshmitarë të tendencave në rritje të euroskepticizmit në Evropë të cilat erdhën në shprehje sidomos në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian e inkurajojmë Italinë, vendin mik të shteteve të Ballkanit Perëndimor, që të angazhohet edhe më fuqishëm për afirmimin e politikës së zgjerimit si orientim strategjik i UE-së, pikërisht për shkak të efektit të jashtëzakonshëm transformues që ky instrument ka pasur për vendet aspirant për anëtarësim”, ka thënë deputetja e BDI-së, Mehmeti.