Dimitrov takon Mogherinin në Bruksel
Shefi I diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov u takua në Bruksel, me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federika Mogerini....

Nga kabineti i ministrit u njoftua se në takim u bisedua për stabilitetin e rajonit dhe integrimin evropian të Maqedonisë.
“Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane, si me agjendën e brendshme reformuese, ashtu edhe me rolin dhe vendosmërinë për të ndërtuar ura dhe miqësi me fqinjët e saj. Maqedonia sot është një shans, por edhe një detyrim i përbashkët me BE-në, për të treguar se ne nuk mund ta ndalojmë vetëm krizën, por edhe të krijojmë sukses të pakthyeshëm – Republika e Maqedonisë përfundimisht të dalë nga dhoma e pritjes dhe të fillojë negociatat e pranimit me Unionin”, tha Dimitrov pas takimit.
