Maqedoni
8 marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, shënohet me një sërë manifestimesh dhe tribunash
08.03.2018 12:16
Dita Ndërkombëtare e Gruas - 8 marsi, sot do të shënohet edhe në Maqedoni...

Janë organizuar një sërë manifestimesh dhe tribunash kushtuar gruas, ndërsa zakonisht në këtë ditë u dhurohen lule dhe dhurata. Me rastin e festës, Platforma për barazi gjinore do të organizojë marsh për të drejtat e njeriut, i cili do të fillojë nga "Zhena Park", përmes sheshit Maqedonia, Urës së Gurit dhe do të përfundojë në sheshin Filipi i Dytë.
Me të do të dërgohet porosi se barazia gjinore është faktor i rëndësishëm drejt arritjes së një shoqërie demokratike dhe të barabartë. Ministria e Mbrojtjes organizon tribunë me temë "Perspektiva gjinore në mbrojtje", e cila do të mbahet në Muzeun ushtarak në Shkup.
Me rastin e 8 Marsit, Konfederata e Sindikatave të Lira do t'i bashkëngjitet fushatës për parandalim të dhunës së bazuar gjinore në punë dhe do të organizojë manifestim në të cilin do të ndahet material i shtypur. Koncert simfonik i titulluar "Rrëfime grash" do të mbahet sot në Filarmoninë e Maqedonisë në të cilin soliste do të jetë pianistja nga Gjermania, Ollga Sheps, ndërsa orkestrën do ta udhëheqë dirigjentja, Elena Mitrevska, e cila karrierën po e ndërton në skenat europiane.
Të dhënat statistikore flasin se në Maqedoni nga numri i përgjithshëm i popullatës, 49,9 për qind janë gra dhe se ato jetojnë katër vjet më gjatë se burrat, ndërsa jetën mesatare e kanë 77,4 vjet.
