Maqedoni

VMRO-DPMNE akuzon LSDM–në se po e fut në borxhe shtetin

08.03.2018 13:35

LSDM gjithnjë e më shumë po e fut në borxhe shtetin....

“LSDM gjithnjë e më shumë po e fut në borxhe shtetin. Borxhi neto i qeverisë së kryesuar nga LSDM vetëm për vitin 2018 paraqet 540 milionë euro, për të cilat qytetarët nuk dinë se ku përfunduan”,- thuhet në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE. Jeta në Republikën e Maqedonisë po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, ndërkaq nuk ka rritje të rrogave, pensioneve dhe ndihmës sociale, me çka ulet fuqia blerëse e qytetarëve dhe rritet varfëria në shtet”,- thuhet në kumtesë.
 
Më tej shtohet se “politika katastrofale e qeverisë së Zaevit dhe LSDM-së e çon shtetin në humnerë. Investime kapitale nuk ka, ndërkaq LSDM sillet në mënyrë joekonomike me paratë e popullit. Qytetarët u bënë viktima të politikave të gabuara të këtij pushteti të paaftë ekonomik”.
 
Në kumtesë VMRO-DPMNE thekson se “derisa shteti po fundoset në planin ekonomik dhe kushtet për jetë po bëhen më të këqija, pushteti e defokuson opinionin me gjahun politik të patriotëve dhe jomendimtarëve të politikave të Zaevit dhe LSDM-së”.
 
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se edhe prokuroria dhe gjyqësia janë nën presion të madh dhe nuk punojnë në bazë të argumenteve por sipas diktatit të pushtetit.
 
“Institucionet duhet të lirohen nga presioni i pushtetit dhe të qëndrojnë në mbrojtje të ligjeve dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë. Shteti juridik duhet të kthehet, ndërsa patriotët dhe të gjithë ata të cilët e duan shtetin të lirohen nga akuzat e pabaza dhe të montuara”,- thuhet në fund të kumtesës së VMRO-DPMNE-së.