Maqedoni
Koxias e ka gati propozimin grek për emrin, Kamennos pesimist se mund të arrihet marrëveshje
08.03.2018 17:33
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, mbrëmë në takim joformal të Qeverisë greke...

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, mbrëmë në takim joformal të Qeverisë greke ka prezantuar aspektet kyçe nga projekt – marrëveshja që do t’u dorëzohet autoriteteve në Shkup.
Koxias, siç kanë njoftuar mediat greke, i ka prezantuar edhe elementet e reja të cilat në mënyrë shtesë janë shtuar në projekt dokument. Duke u thirrur në burime të MPJ-së greke, “Iefmerida” ka njoftuar se Koxias pritet që javën e ardhshme të udhëtojë në Shkup. Pala greke dëshiron të pamundësojë që pjesë nga përmbajtja e dokumentit të dalin në opinion.
Për këtë qëllim, Koxias personalisht do t’ia dorëzojë projekt – marrëveshjen greke shefit të Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Pengesë kryesore, siç theksoi “Iefmerida”, mbetet kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë si garanci e marrëveshjes për emrin.
Ndërkohë, Dimitris Kamennos, njëri nga nënkryetarët e Qeverisë greke, si edhe deputet i partisë “Grekët e Pavarur”, është shprehur skeptik për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për çështjen e emrit. Sipas tij, me këtë ritëm të rrjedhës së zhvillimeve nuk ka hapësirë për ujdi, pasi ata nuk mund t’i ndryshojnë gjërat që ne mendojmë se janë të patjetërsueshme për t’u marrë si garanci. Kamennos e ka kritikuar kryeministrin Zaev për dhënien e disa deklaratave dhe thotë se “ne nuk do ta ndryshojmë gjuhën, nuk do të ndryshojmë asgjë, nuk do ta ndryshojmë Kushtetutën, vetëm tabela ndryshojmë”.
