Maqedoni
Dita Botërore e Veshkave, 1.600 pacientë mjekohen me dializë
08.03.2018 18:04
Çdo vit në Maqedoni regjistrohen nga 300 pacientë të sëmurë nga veshkat...

Prej tyre në muajt e parë një numër i madh ndërrojnë jetë ose ndërprenë shërimin me dializë akute, që do të thotë pas muajit të tretë mbesin 250 persona me dializë kronike.
Femrat janë më të mbrojtura për sa i përket sëmundjeve terminale në krahasim me meshkujt, sepse ekzistojnë mekanizma që e mbrojnë këtë progres deri në fazën e fundit bëjnë të ditur nga Klinika Universitare e Nefrologjisë me rastin e Ditës Botërore të Veshkave, e cila u shënua me moton “Veshkat dhe shëndeti i femrës”.
“Ekzistojnë dallime mes grave dhe burrave për sa i përket sëmundjeve kronike të veshkave. Shërimi i dializës tek gratë fillon 10 vite më vonë në krahasim me burrat, llogaritet se hormonet estrogjene kanë rol mbrojtës”,- tha prof. Olivera Stojceva Taneva nga Klinika e Nefrologisë.
Nga Shoqata për transplantim dhe analiza theksojnë se është e rëndësishme të ngrihet vetëdija e qytetarëve për transplantim të veshkave.
“Është shumë me rëndësi të cekim se në krahasim me burrat gratë janë donatore të gjalla në shumtën e rasteve. Ata dhurojnë veshkën burrave të tyre ose ndonjë anëtari mashkull tjetër të familjes. Do të ishte mirë secili prej nesh të jep organ që në rast nevoje dhe të merr, që të mundësojmë jetëgjatësi”,- deklaroi kryetari i Shoqatës për transplantim dhe analiza, prof. Goce Spasovski.
Nga Klinika e Nefrologjisë njëherit bëjnë të ditur se rreth 1.600 pacientë mjekohen me dializë prej të cilëve 215 janë të transplantuar, ndërsa 32 janë në dializë peritoneale.
SEVDIE OMEROVIQ
