Maqedoni
Shkup: Qendra urgjente gati për punë
18.07.2014 18:56
Në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”, sot solemnisht u hap Qendra Urgjente...

Në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”, sot solemnisht u hap Qendra Urgjente. Kjo Qendër me sipërfaqe prej 900 m2, u rikonstruua dhe rindërtua me ndihmën e Ambasadës së Amerikës, ndërsa pajisjet për punë u siguruan nga Ministria e Shëndetësisë dhe buxheti vetanak i Spitalit.
“Duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të këtyre pacientëve, e cila shpeshherë rrezikon jetën e tyre, Qendra Urgjente tani posedon të gjitha kushtet e nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave të pacientëve dhe përmirësimit të gjendjes së tyre shëndetësore”- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
“Siç e dimë të gjithë, jetojmë në një pasiguri financiare, megjithatë, përcaktimi i Qeverisë së SHBA-së, në bashkëpunim me miqtë tanë në Maqedoni, bëri që të sigurojmë gjysmë milion dollarë që ky projekt të shndërrohet në realitet”- theksoi ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Poll Volers.
Në përbërje të Qendrës Urgjente, janë ndërtuar edhe dy salla operative, si dhe mjete për punë me vlerë prej 220 mijë eurosh.
FLUTURA LATIFI
