Maqedoni
8 marsi, Nuhiu: 6 shqiptare zëdhënëse sektorësh në MPB
08.03.2018 18:36
Në këtë ditë të të drejtave të gruas, Ministria e Brendshme ka emëruar 6 shqiptare në postet e zëdhënëseve të MPB-së dhe sektorëve për punë të brendshme në mbarë vendin...

Zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu, thotë se këto emërime në këtë ditë tregojnë respektin e veçantë për të punësuarat në MPB dhe përkulje për të gjithë ata që kontribuojnë për institucionalizimin e Marrëveshjes së Ohrit në sistemin kushtetues - politik të Maqedonisë.
