Maqedoni

Mot me vranësira të ndryshueshme me temperaturë deri 16 gradë

09.03.2018 11:56

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me vranësira të dukshme, veçanërisht në jug....

Nga fundi ti ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. 
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 16 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me periudha të diellit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperaturë të mëngjesit do të ulet deri në një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë.
 
Deri të dielën do të jetë mot i qëndrueshëm dhe i thatë. Gjatë fundjavës do të jetë kryesisht e diell dhe dukshëm më ngrohtë. Nga e hëna do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me shi lokal dhe paraqitje të bubullimës./Mia