Maqedoni
Cipras - Micotakis, me akuza të ashpra për emrin
09.03.2018 12:13
Akuza të ndërsjella për pozicionet në çështjen për emrin dërguan kryeministri grek, Aleksis Cipras, dhe lideri i Demokracisë së Re...
Akuza të ndërsjella për pozicionet në çështjen për emrin dërguan kryeministri grek, Aleksis Cipras, dhe lideri i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis, gjatë debatit në parlamentin grek kushtuar propozimit të partisë opozitare për formimin e Komisionit për hetim edhe të ministrave nga qeveria e SYRIZA-s për involvimin eventual në skandalin "Novartis".
Kirjakos Micotakis e akuzoi Qeverinë greke se nuk ka një pozicion dhe të përbashkët për emrin, ndërsa madje Aleksis Cipras iu kundërpërgjigj se Demokracia e Re devijoi nga linja kombëtare dhe edhe njëherë i përsëriti pozicionet greke në bisedime. Cipras tha se ai aspak nuk e ka ndryshuar pozicionin dhe ka pasur ndjenjën se qëndrimet greke në fakt janë edhe linja kombëtare në negociatat që e mbështet edhe Demokracia e Re.
"Ne kërkojmë zgjidhje në çështjen kyçe, të rëndësishme për emrin e vendit fqinj me dy parakushte themelore: emër i përbërë, erga omnes, ndërsa erga omnes dukshëm do të thotë se nuk mund të jetë erga omnes vetëm për përdorim të jashtëm, por edhe për përdorim të brendshëm, gjegjësisht ndryshim edhe të emrit kushtetues", u përgjigj kryeministri grek, duke komentuar se partia opozitare, pas protestave e ka ndryshuar pozicionin për emër të përbërë.
Micotakis dërgoi kritika deri te Ciprasi dhe për shkak të asaj që në bisedimet aspak nuk i ka përfshirë partitë nga opozita, ndërsa në vend të kësaj kryeministri grek ka zgjedhur fillimisht të takohet me kolegun e tij nga Maqedonia.
Kryetari i partisë opozitare greke edhe një herë e akuzoi Qeverinë se po paraqitet me dy pozicione, për shkak se partneri i Koalicionit grekë të Pavarur nuk dakordohet me qëndrimin zyrtar. Micotakis shtoi se kur ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, dhe ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, kanë pozicione të ndryshme, ky nuk është "imazhi serioz i një qeverie”.
