Maqedoni
Athinë, seancë gjyqësore për ekstradimin e Grujovskit dhe Boshkovskit
09.03.2018 12:25
Gjykata Supreme në Athinë sot duhet të vendosë rreth ankesës ndaj vendimit të Gjykatës në Selanik për ekstradim të ish-shefit të DSK-së, Goran Grujevskit, dhe kolegut të tij, Nikolla Boshkovskit...

Derisa zgjat procedura në Gjykatën Supreme, Grujevski dhe Boshkovski ndodhen në burgun e Athinës "Koridalos", ku janë vendosur prej 13 shkurtit pas transferimit të tyre nga Selaniku në Athinë. Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi po zhvillohen tre procese të ndryshme dhe të ndërlidhura me njëri-tjetrin.
Njëri është për falsifikim të pasaportave, me të cilat u kapën në aeroportin e Selanikut. Gjykimi pas tre shtyrjeve do të mbahet më 17 maj të këtij viti.
Maqedonia beri kërkesë për ekstradim, për të cilin Këshilli i gjykatësve në Selanik më 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski të ekstradohen në Maqedoni, ndërsa menjëherë më pas avokatët e tyre parashtruan ankesë ndaj vendimit të gjykatës, në mënyrë që rastin ta shqyrtojë Gjykata Supreme në Athinë.
