Maqedoni
IMM, KEMM, SPGPM, ISK: Kërcënimet ndaj kreut të SHGM-së , sulm ndaj demokracisë
09.03.2018 14:20
Instituti Maqedonas për media (IMM), Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM), Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM)....

Instituti Maqedonas për media (IMM), Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM), Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM), dhe Instituti për studime komunikimi (ISK), kategorikisht gjykojnë kërcënimet drejt kryetarit të Shoqatës të gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani.
“Për ne është e papranueshme të ndalohet liria e të shprehurit dhe puna profesioniste e gazetarëve, e cila duhet të jetë e liruar nga çfarëdo lloji të shtypjeve dhe shantazhimeve. Kërcënimi i gazetarit njëkohësisht është edhe sulm mbi demokracinë dhe kufizim të mundësisë që publiku të ketë qasje deri te informacionet dhe idetë e ndryshme.
U bëjmë thirje institucineve përgjegjëse që të reagojnë në kohë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për ta qartësuar këtë rast dhe të ndalohet përsëritja e rasteve të këtij lloji. Të përkujtojmë se shteti, në përputhje me nenin 10 nga Konventa Evropjane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse për të ndërmarrë të gjitha masat aktive me qëllim për të krijuar dhe për të mbajtur një klimë të volitshme për lirinë e të shprehurit”, thuhet në reagim.
