Maqedoni
Kasami pret ambasadorin Reka, premton përkrahje për Ligjin e gjuhëve
09.03.2018 15:19
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, priti sot në takim ambasadorin e Republikës të Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Rekën...

Në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, me theks të veçantë për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, si që është Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe.
Edhe përkundër vërejtjeve për ligjin, Lëvizja Besa e sheh këtë si një avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni dhe si të tillë deputetët e Lëvizjes Besa do ta përkrahin.
