Maqedoni

Procesi “Zhan Mone”, bisedimet mes partive parlamentare - në maj

09.03.2018 15:43

Dialogu politik mes partive të përfaqësuara në Kuvendin Republikan në kuadër të procesit, Zhan Mone, do të mbahet në maj...

Këtë e kanë konfirmuar për MIA-n nga zyra e eurodeputetit, Ivo Vajgël, që po përpiqet të ringjallë dialogun politik në Maqedoni, bashkë me dy eurodeputetët e tjerë, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan.
 
Takimi u paralajmërua të mbahet nga 15 deri më 17 mars në Ohër, por është shtyrë për shkaqe objektive, sqaruan nga zyra e Vajgëlit për MIA-n. Në takim, palët presin edhe pjesëmarrjen e eurokomisarit, Johanes Han.
 
Ata duhet të diskutojnë dhe dakordohen rreth Rregullores së Kuvendit dhe Kodeksit Etik. Eurodeputetët iniciuan fillimisht një takim që do të mbahej në Paris në fund të janarit, por pamundësia që në janar në takim të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e politikës, detyroi palët të dakordojnë afate të reja për mbajtjen e tij.