Maqedoni

Grande japoneze për Maqedoninë, 428 mijë euro për 9 spitale dhe shkolla

09.03.2018 16:01

Japonia ndau grande në shumë të përgjithshme prej 428.066 euro për pesë institucione publike shëndetësore dhe për katër shkolla fillore....

Ata do t'i dedikojnë paratë për rikonstruime hapësinore, furnizim të pajisjeve dhe për automjete mjekësore transportuese. Mjetet ndahen përmes programit GGP – Grand - ndihmë për mbështetje të projekteve të vogla për siguri njerëzore. 
 
“Këtë vit kemi nëntë projekte me mbi 428 mijë euro, që është ndihma më e madhe e ndarë për një vit. Ne qytetarët e Japonisë si miq të Maqedonisë jemi shumë të gëzuar për të gjithë gratë, burrat dhe fëmijët të cilët do të kenë interes nga këto projekte”,- deklaroi ambasadorja e Japonisë në RM, Kelko Haneda.
 
“Projektet tuaja janë mirë të menduara dhe janë të qëndrueshme dhe për atë është shumë me rëndësi për ne që të vazhdojmë me bashkëpunimin tonë bilateral. Donacioni i fundit më i madh në sferën e shëndetësisë ishte në vitin 2008, kur u donuan automjete të ambulancës për mbi 30 komuna në Maqedoni dhe ato automjete janë ende në përdorim”,- tha zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.
 
Grande morën klinikat për gjinekologji dhe obstetrikë dhe për kirurgji digjestive në Shkup, si: Shtëpia e Shëndetit "Goce Dellçev" në Dellçevë, Spitali klinik e Shtipit dhe Instituti për sëmundje respiratore tek fëmijët – Kozle si dhe Shkollat Fillore "Vëllezërit Milladinovci" nga Kumanova, "Dobre Jovanovski" nga Prilepi, "Shën Klimenti i Ohrit" nga Manastiri dhe "Ismail Qemali" nga fshati Cërnilishtë në komunën Dollnen.
 
ERSAN PAJAZITI