Maqedoni

Ekstradimi i Grujovskit dhe Boshkovskit, ndërpritet seanca e sotme, shtyhet për më 26 prill

09.03.2018 17:09

Gjykata Supreme në Athinë ka shtyrë seancën për më 26 prill në të cilën duhet të vendosë lidhur me ankesën rreth vendimit të Gjykatës së Selanikut...

Gjykata Supreme në Athinë ka shtyrë seancën për më 26 prill në të cilën duhet të vendosë lidhur me ankesën rreth vendimit të Gjykatës së Selanikut për ekstradimin e ish-shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujovskin, dhe kolegun e tij, Nikolla Boshkovskin.
 
Seanca e sotme është ndërprerë për shkak të çështjeve ligjore. Me kërkesë të avokatëve, ankesa rreth vendimit të gjykatës së Selanikut për ekstradim të Grujevskit dhe Boshkovskit në Gjykatën Supreme në Athinë është mbajtur prapa dyerve të mbyllura. 
 
Ndryshe, për Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin zhvillohen tre procese të ndryshme gjyqësore që nuk lidhen mes tyre. Njëri për pasaporta të falsifikuara me të cilat janë zënë në aeroportin e Selanikut që gjykimi pas tre shtyrjeve do të mbahet më 17 maj të këtij viti, tjetri për kërkesën për azil të parashtruar më 29 nëntor, ndërsa i treti është pas kërkesës së palës maqedonase për ekstradim.
 
NAIM RAMADANI