Maqedoni
Qendra e re klinike, Filipçe: ndryshojmë lokacionin e ndërtimit
09.03.2018 17:19
Qendra e re klinike nuk do të ndërtohet në oborrin e Klinikës Shtetërore “Nëna Terezë”, por e njëjta me siguri do të ndërtohet në Zllokuqan të Shkupit...

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi se këtë vendim e kanë marrë në bazë të analizave të shumta për investimin në oborrin e spitalit, i cili ka qenë “kafshatë e madhe” për autoritetet për të cilët nuk do të ketë hapësirë që mundësohet lëvizja e lirë nëse e njëjta do të ndërtohet në spitalin shtetëror.
“Me projektin ekzistues për ndërtimin e kësaj qendre të paraparë në spitalin shtetëror nuk do të arrihej zgjedhje e mirë për komunikacion, nuk do të kishte vende të mjaftueshme për parking, bulevardi “Vodnjanska” do të mbetej vend tejet i ngarkuar me komunikacion dhe njëkohësisht nuk do të siguronte qasje të lirë deri tek shërbimi shëndetësor për qytetarët”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe bind se për këtë vendim e ka dëgjuar zërin e qytetarëve, opinionit publik, asociacionit të arkitekteve, të mjekëve dhe të shoqatave të pacientëve të cilët kanë qenë kundër vendosjes së qendrës klinike në lokacionin ekzistues. Ai thotë se do të negociojë me përfaqësuesit e Bankës Qendrore për të anuluar kontratën e mëparshme dhe për të mos paguar gjobat për mosndërtimin e qendrës.
“Kemi hapësirë për të negociuar me menaxhmentin e Bankës Qendrore të Europës, megjithatë unë jam i bindur se edhe nëse i paguajmë penalet për mosndërtimin e Qendrës në lokacionin e deritanishëm, kjo do të ishte zgjidhje më e mirë dhe më e lirë”,- tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sipas paralajmërimit të ministrit të Shëndetësisë, ndërtimi i kësaj qendre klinike duhet të fillojë për 1 vit e gjysmë, ndërsa punimet ndërtimore janë paraparë të zgjasin 4 - 5 vjet. Filipçe nuk dinte të tregojë se sa do të kushtojë deri në fund projekti për ndërtimin e Qendrës së re klinike në Zllokuqan.
REXHEP QAMILI
