Maqedoni

In MEMORIAM - Ndërroi jetë prof. dr. Remzi Izairi

09.03.2018 17:21

Ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare reumatologu i parë shqiptar në Maqedoni, prof. dr, Remzi Izairi...

Izairi u lind në Çegran, në vitin 1945. Mbaroi fakultetin e mjekësisë në Beograd, në vitin 1970. 4 vite më pas u punësua në Klinikën Interne në Prishtinë. Ka specializuar Mjekësinë Interne në Beograd më 1978.
 
Në vitin 1976 zgjidhet asistent në lëndën Mjekësi Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Magjistraturën nga Reumatologjia e kreu në Beograd në vitin 1980. Ka doktoruar në Prishtinë në vitin 1984. Më 1985 zgjidhet profesor asistent, më 1993 profesor i asocuar, kurse në vitin 1998 profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
 
Nga viti 1990 punoi në Çegran. Prej vitit 2007 deri në vitin 2011 ushtron detyrën kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni dhe kryeredaktor i Revistës “Medicus”. Në vitin 2007 punësohet në Universitetin Shtetëror në Tetovë. Ka publikuar mbi 200 punime shkencore profesionale në vend dhe jashtë.
 
Ka përkthyer tri libra nga mjekësia interne dhe është autor i librave: Reumatologjia, Doracak për diagnozën dhe mjekimin e sëmundjeve reumatike, Hyrje në mjekësi dhe Historia e mjekësisë, Ndihma e parë, Mjekësia interne për Fakultetin e Infermierisë dhe Propedeutika e mjekësisë interne – Ekzaminimi klinik. Si mentor ka udhëhequr katër magjistratura dhe pesë doktoratura.