Maqedoni

Ekonomia, VMRO-DPMNE: Shifrat demantojnë Zaevin, RM e fundit në Europë

09.03.2018 17:40

VMRO-DPMNE akuzon qeverinë se duke u fokusuar në rrëzimin e përmendoreve dhe arrestimin e kundërshtarëve, ka bërë që ekonomia e Maqedonisë të jetë në fund të listës në Evropë...

VMRO akuzon qeverinë për politika katastrofale ekonomike duke bërë që ky sektor të margjinalizohet. Sipas VMRO-DPMNE-së, Qeveria në vend se të promovojë masa me të cilat direkt do t’i ndihmojë ekonomisë, me masat sipërfaqësore dhe populizëm të zhveshur blen kohë për të mbetur në pushtet.
 
“Populizmi i Zaevit u rrëzua para fakteve dhe shifrave të publikuara nga Enti Shtetëror Statistikor. Pamundësinë për të ofruar rritje ekonomike Qeveria e mbulon përmes kalkulimeve me kundërshtarët politikë”,- thonë nga VMRO.
 
Njëkohësisht nga partia e Mickovskit apelojnë që të ndalet ai që e kanë cilësuar si persekutim politik dhe Prokuroria duhet të ndalë krijimin e akuzave të montuara dhe të punojë në shkatërrimin e krimit të vërtetë i cili ka përkeqësuar situatën e sigurisë në vend.