Botë

Sherr banal mes dy vëllezërve në Turqi, pesë të vdekur dhe dy të plagosur në Erzurum

09.03.2018 18:12

Bilanc lufte nga një përplasje me armë mes dy vëllezërve në Erzurum të Turqisë...

Pesë persona kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur pas konfliktit në distriktin Horasan. Sipas Agjencisë së lajmeve “IHA”, dy vëllezërit tregtarë kishin një konflikt të bartur në kohë që u kthye në sherr me armë ditën e sotme.

Njëri prej vëllezërve, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka qëlluar për vdekje të vëllanë dhe katër nipat. Në përplasje u plagosën edhe dy persona të tjerë, ndërsa vëllai vrasës është arrestuar në vendngjarje. Pas ngjarjes tragjike, ekipe të shumta policie dhe xhandarmërie janë dislokuar për të garantuar sigurinë e zonës.