Maqedoni
Tetovë, lirohen me kusht 10 pjesmarrësit në protesta
18.07.2014 19:13
Në Gjykatën e Tetovës, është mbajtur seanca kundër të akuzuarve...

Në Gjykatën e Tetovës, është mbajtur seanca kundër të akuzuarve N.I. nga Tetova, F.M. nga Tetova, E.M. nga Tetova, D.B. nga Reçica e Vogël, Z.B. nga Pallçishti i Poshtëm, I.B. nga Tetova, I.J. nga Tetova, M.G. nga Pallçishti, I.Sh. nga Tetova dhe S.A. nga Tetova, në lidhje me veprën penale “pjesëmarrje në turmë, që të kryejë vepër penale”.
Pas mbajtjes së seancës, kundër të gjithë të akuzuarve është sjellë vendim jofuqiplotë, me të cilin të gjithë të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe ndaj tyre është shqyrtuar masë alternative, “dënim me kusht”.
Po ashtu, njëkohësisht edhe kundër dy të akuzuarve N.I. dhe F.M., që të dy nga Tetova, të cilët janë mbajtur në paraburgim që nga 9 korriku, janë lëshuar në shtëpi.
MIFTAR EMINI
