Edrene: Policia greke arreston dy gazetar gjerman
Dy gazetarë gjermanë janë arrestuar dje nga ana e policisë greke në kufirin greko-turk...

Dy gazetarë gjermanë janë arrestuar dje nga ana e policisë greke në kufirin greko-turk, derisa kanë informuar për lëvizjen e emigrantëve në rajon.
Ambasada gjermane në Athinë e konfirmon lajmin. Të arrestuarit janë një grua 33 vjeçare dhe një burrë 31 vjeçar, supozohet se kanë punuar për televizionin ARD.
Ato nuk kanë pasur leje të qëndrojnë në rajonin kufitarë mirë të mbrojtur mes dy shteteve.
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme informoi se punon përmes shërbimeve konsullore ta zbardh rastin.
Arrestimi i gazetarëve vjen një javë pasi armata turke arrestoi dy ushtarë grek të cilët e kanë kaluar kufirin derisa kanë qenë në patrullë. Ushtarët grek akuzohen për spiunim.
