Botë
Tre pengje të vrara në Kaliforni
10.03.2018 13:02
Drama pengë-marrëse në qytetin amerikan Jountvil në Kaliforni përfundoi me tre pengje të vrara. Sulmuesi, 36 vjeçari Albert Vong...

Drama pengë-marrëse në qytetin amerikan Jountvil në Kaliforni përfundoi me tre pengje të vrara. Sulmuesi, 36 vjeçari Albert Vong, gjithashtu është gjetur i vdekur nga ana forcave policore të cilat hynë në qendrën lokale për veteranë.
Vong, i cili edhe vetë ka qenë veteran dhe ka vizituar program për ndihmë në qendër, mori pengje të premten. Policia shtatë orë ka tentuar të negociojë me sulmuesin i cili ka ardhur i gatshëm për rrethin dhe ka bartur jelek anti-plumb në trup. Viktimat e tij janë tre gra të cilat kanë punuar në qendër.
Qendra në Jountvil në afërsi të San Franciskos, është një prej më të mëdhave nga ky lloj në SHBA dhe në të nën kujdes janë mbi 1.000 veteranë, disa prej tyre nga Lufta e Dytë Botërore dhe nga lufta e Vietnamit.
