Maqedoni

Ministri Jashari, takohet me kryetarin e SHGM-së

18.07.2014 19:15

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, sot u takua me kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmanin....

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, sot u takua me kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmanin.
 
Gjatë takimit, u bisedua për tema aktuale dhe për çështje nga sfera e mediave.
 
Edhe ministri Jashari edhe kryetari i SHGM-së, Selmani, u pajtuan se është e nevojshme të ekzistojë gatishmëri, që në mënyrë aktive të vazhdohet me kontributin për përmirësimin e standardeve në sferën e informimit.
 
Procesi i implementimit të plotë dhe në mënyrë konsekuente dhe respektimi i normave ligjore varet nga të gjithë përbërësit e këtij procesi, u theksua në këtë takim. 
 
Në takim, u morën vesh që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi dhe komunikimi i  hapur.