Maqedoni

Shtëpia e fëmijëve pa prindër "11 Tetori", raportohet për zhdukjen e një vajze 17 vjeçare

10.03.2018 13:19

Një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare është zhdukur nga Shtëpia e Fëmijëve pa Prindër "11 Tetori" në Shkup...

Rasti u raportua në polici mbrëm në orën 21:15 minuta nga një punonjës i Qendrës për Punë Sociale nga Shkupi, i cili ka qenë kujdestari i saj sipas detyrës zyrtare.

Siç njofton Ministria e Brendshme, është raportuar se vajza nuk u paraqit në Shtëpinë "11 Tetorit" nga data 21 dhjetor e vitit të kaluar.

Kujdestari theksoi se vajza shpesh herë vetë është larguar nga institucioni. Policia po merr masa për gjetjen e vajzës.