Maqedoni

Osmani: Javën e ardhëshme ligji për gjuhët para deputetëve

10.03.2018 13:38

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani thot se javën e ardhshme do të votohet ligji për gjuhët...

Ai në një deklaratë për TV "Telma" e hodhi poshtë mundësinë për ndryshimin e tekstit, sepse, siç tha, ai është harmonizuar paraprakisht me dy partitë më të mëdha në bllokun maqedonas.

"Javën e ardhshme ligji për gjuhët sërish do të gjindet para deputetëve dhe pritet të votohet për të mirën e Republikës së Maqedonisë", tha Osmani.

Kjo Qeveri që në fillim ka vendosur të përballet me tre pengesa të mëdha në rrugën eurointegruese - marrëdhëniet e këqija me Bullgarinë, kontestin me emrin dhe përdorimin e gjuhës shqipe thekson Osmani.

"Jam i bindur se nëse e tregojmë përkushtimin dhe guximin e njëjtë për ta sjell ligjin, ndërsa do ta sjellin në ditët në vijim, gjithashtu marrëdhëniet ndëretnike do të jenë mbështetja më e madhe për ne, fuqia më e madhe inkurajuese që shteti të anëtarësohet në strukturat euroatlantike dhe më pas të mbetet çështja e fundit dhe ajo është çështja e emrit", tha Osmani.