Botë

Shteti Islamik e merr përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në pjesën shiite të Kabulit

10.03.2018 15:14

Shteti Islamik e merr përgjegjësinë për sulmin e djeshëm vetëvrasës me bombë në Kabul, Afganistan...

Shteti Islamik e merr përgjegjësinë për sulmin e djeshëm vetëvrasës me bombë në Kabul, Afganistan, në të cilin u vranë dhjetë persona.
 
Sulmi është kryer në pjesën kryesisht shiite të qytetit, në përvjetorin e vdekjes së udhëheqësit të bashkisë shiite. Mes viktimave është edhe një polic.
 
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan vlerëson se mbi 160 persona janë vrarë, ndërsa 257 janë lënduar gjatë vitit 2017 në sulme ndaj shiitëve në Afganistan.
 
Në dhjetor, SHI-ja sulmoi një qendër kulturore shiite në pjesën e njëjtë të Afganistanit dhe vrau 41 persona. Shumica e afganëve i përkasin bashkësisë fetare sunite./mia