Emri: Shumica e grekëve , 6 nga 10 grek zgjidhja në interes të Maqedonisë
57.1% e grekëve të anketuar në një hulumtim të agjencis „Rass“ vlerësojnë se zgjidhja eventuale e kontestit me emrin...

57.1% e grekëve të anketuar në një hulumtim të agjencis „Rass“ vlerësojnë se zgjidhja eventuale e kontestit me emrin do të jetë më afër pozicioneve maqedonase, ndërsa vetëm 26.9 % vlerësojnë se zgjidhja do të jetë më afër linjave të kuqe greke.
Apo 6 nga 10 grekët e anketuar vlerësojnë se zgjidhja do të jetë në interest ë Maqedonisë.
Poashtu në anketën telefonike me 1002 qytetar nga e gjith Greqia, prej 6 deri më 8 mars të këtij vit, në pyetjen nëse të dielen do të mbaheshin zgjedhjet 7 nga 10 grek apo 73.3%, vlerësojnë se Demokracia e re Opozitare do të dilte partia e parë, ndërsa vetëm 18.7% kanë vlerësuar se SIRIZA e kryemisnitrit Cipras do të fitonte zgjedhjet.
Poashtu lideri opozitar Kirijas Micotakis gëzon mbështetje prej 40% derisa përgjysëm më pak apo 21.9% për kryeminsitrin actual Aleksis Cipras, derisa 36.8% nuk e mbështesin asnjërin nga ata.
Në rejtingun e tyre ka mundur të ndikojë edhe çështja e emrit të Maqerdonisë pasi Kryeministri grek Cipras dhe lideri opozitar Micotakis, vazhdojnë të kenë qëndrime të ndara edhe sa i përket kësaj çështjeje.
Micotakis, e akuzon Qeverinë greke se nuk ka një pozicion të përbashkët për emrin, ndërsa kryemisnitri Cipras, vlerëson se Demokracia e Re devijoi nga linja kombëtare.
Poashtu Cipras ka pranuar propozimin e njërit nga liderët opozitar Stavros Teodorakis për formimin e Këshillit Nacional të Sigurisë.
Cipras të hënën ka paralajmëruar edhe një takim me Teodorakisin që në mediat greke shihet si një përpjekje për të gjetur partner të ri, si rezultat i dallimeve për kontestin me emrin që egziston brenda kolicionit e sidomos me partinë Grekët e Pavarur e Pano Kamenos.
Ministri grek i Jashtëm Nikos Koxias, javën e ardhshme pritet të udhëtojë në Shkup për t’ia dorëzuar homolgut të tijë Nikolla Dimitrov, projekt marrëveshjen greke për zgjidhjen e kontestit rreth emrit, pas çka siç ka paralajmëruar kryemisnitri Zaev do të thirret edhe takim liderësh.
GYLTENE SINANI
