Maqedoni
Angjushev: Do të ndërtohet zonë industriale në Kumanovë
10.03.2018 15:50
Planifikohet që deri vitin e ardhshëm, kur do të shënohet 500 vjetori i egzistimit të Komanovës...

Planifikohet që deri vitin e ardhshëm, kur do të shënohet 500 vjetori i egzistimit të Komanovës, në këtë qytet të ndërtohet zona industriale.
Këtë e paralajmëroi zv/kryeministri Koço Angjushevsipas të cilit projekti për ndërtimin e zonës industriale fillon këtë vit.
Angjushev tha se janë ndarë 94 miljon denarë për përgaditjen e infrastrukrturës nëntokësore dhe parcelizimin e zonës industriale.
“Po shikojmë që për 500 vjetorit e ekzistimit të qytetit të Kumanovës të hapim një zonë industriale me të gjitha parakushtet e nevojshme infrastrukturore për investitorët. Mendoj që Kumanova padrejtësisht ishte lënë pas dore me vite të tërë, mendoj që ka shumë punë për tu bërë në Kumanovë dhe ne si qeveri do të jemi të përkushtuar të sigurojmë kushte sa më të mira bizneseve jo vetëm në Kumanovë por edhe në qytetet tjera”, shprehet zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.
Angjusesh sot në Kumanovë prezentoi ligjin për mbështetje financiare të investimeve, duke thënë se është koha e duhur që kompanitë të investojnë, pasi ata do të jenë të ndihmuara nga shteti.
Kompanitë nga ana tjetër kërkuan ndryshim të rregullativës ligjore, me çka do të lehtësohej veprimtaria e tyre.
ERSAN PAJAZITI
