Maqedoni

Sistemimi i administratorëve, Neziri: Qeveria po mbyll një problem të trashëguar

10.03.2018 16:09

Sistemimi i 1600 administratorëve të punësuar nga Sekretariati për Zbatimin e MO-së përveç se që do të përforcojë...

Sistemimi i  1600 administratorëve të punësuar nga Sekretariati për Zbatimin e MO-së përveç se që do të përforcojë sado pak efikasitetin e administrates, njëkohësisht do ti jep fund akuzave që administratorët po dëmtojnë buxhetin e shtetit.
 
Analisti politik Xhelal Neziri, përgjegjësinë për mos angazhimin e deritanishëm të tyre e sheh tek qeveria e kaluar e jo tek  vetë administratorët që janë punësuar vite më pare në administratën shtetërore. 
 
“Ajo që tani ka bërë qeveria mendoj se ka përmirësuar një gabim që është bërë që nga fillimi i tyre në administratë kur është dashur që të sistemohet ata në vende konkrete të punës. Mirëpo me këtë ne nuk duhet të akuzojmë ata administrator të cilat kanë konkuruar dhe fituar punë, por faji këtu ka qenë i ish qeverisë së kaluar që nuk ka mundur që ti sistemoj nëpër vende adekuate të punës. Andaj mendoj se ky është lajmi mirë pasi me këtë do të mbyllet një çështje e cila gjatë kohë tërhiqet si problem dhe debatohet se nëse punësimet në bazë të MO-së janë zvaçjeje e buxhetit të shtetit”, shprehet analisti politik Xhelal Neziri.
 
Neziri gjithashtu vlerëson se administratorët që duhet të sistemohen nëpër vendet e punës do ta kenë shumë të vështirë  të adaptohen, aq më tepër në aspekt të përparimit në karrierë karshi kolegëve të tyre që veç më janë të kycur në administratë që në fillim të punësimit.  
 
“Mbase një pjesë e të punësuarve u ka ardhur mirë që ka ndejtur në shtëpi dhe kanë marrë rrogë,  mirëpo nëse shihet nga aspekti i përparimit në karierë ato kanë humbur një pjesë të madhe të jetës së tyre profesionale kur duhet të përparojnë në karierë dhe të arrijnë rezultate dhe janë në një moshë kur efikasiteti i tyre është më i madh dhe tani ka kaluar periudha e tyre e në ndërkohë nëse kyçen  në administratë tani do ta kenë vështirë të mbërijnë kolegët e tyre që njëkohësisht janë pranuar me ta dhe punojnë”, shprehet analisti politik Xhelal Neziri.
 
Ministri i shoqerisë informatike dhe administrates, Damjan Mançevski, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të sistemohen 1.600 nëpunës të  administrates dhe në bazë të arsimit, aftësisët dhe diturisë atyre do tu jepen vendin e merituar të punës.
 
Ai gjithashtu tha se pas vërtetimit të numrit të përgjithshëm i të punësuarëve në administratën publike dhe të tepricës e të punësuarve do tu ofrohet vullnetarisht atyre të zgjedhin nëse duan të largohen në sektorin privat ose të  fillojnë me punë  në ndonjë institucion.
 
Neziri mendon se kjo ide është e mirë pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet benefiti i përgjithshëm në shoqeri.
 
REXHEP QAMILI