Maqedoni

MPB, arrestohet këshilltari i Spasovskit D.S, Spasovski: Zero tolerancë për krimin; Zaev: Inkurajoj institucionet të zbatojnë hetime; VMRO-DPMNE: MPB çerdhe e rrysfetit dhe mbrojtjes së krimit

10.03.2018 16:51

Është arrestuar këshilltari i ministrit për punë të brendshme Dragan Simonovski, nën dyshimin për për kryerje të veprës penale...

Është arrestuar këshilltari i ministrit për punë të brendshme Dragan Simonovski, nën dyshimin për për kryerje të veprës penale Abuzimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit.
 
Ministri Spasovki konfirmoi arrestimin duke thënë se nuk do të lejoj që askush në MPB të bashkëpunoj ose të përfshihet në krim.                                                                                        
“Bëhet fjalë për dyshim  për vepër penale- keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit. Pres që shumë shpejtë në procedurë ligjore dyshimi të jetë i vërtetuar  apo i refuzuar. Dhënia e sekretit shtetëror, rrezikimi dhe dëmtimi i hetimit penal janë vepra të dënueshme. Qytetarët na e dhanë besimin të luftojmë kundër krimit dhe për çfarëdo veprime të vërtetuara jo ligjore do të ketë zero tolerancë. Ajo duhet që ti jetë e qartë secilit”, shprehet ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. 
 
I arestuari D. Simonovski, tani është në duartë e Prokurorisë Publike Themelore e cila do të procedoron në lidhje me rastin. Edhe kryeministri i vendit përmes reagimit të tij në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk do të tolerohen veprime jo ligjore.  
 
“Nuk i di detajet në lidhje me punëtorin e dyshuar në Kabinetin e ministrit për punë të brendshme, por i inkurajoj institucionet të zbatojnë hetim profesional dhe të marrin vendime të bazuara nga faktet. Nuk ka vend për tolerancë për çfarëdo lloj veprimi jo ligjor”, shkroi kryeministri Zaev. 
 
Në lidhje me arestimin ka reaguar edhe partia opoziate VMRO-DPMNE, akuzuar se MPB në vend që të luftoj krimin dhe korupcionin, është bërë çerdhe e cila shërben për mbledhje të rrysfetit dhe mbrojtje të krimit. 
 
“Opinionit i intereson përgjigjet se prej kujt dhe për kë ka mbledhur para bashkëpuntori i Oliver Spasovskit. A ka qenë ai link me struktura të caktuara kriminale me të cilat Oliver Spasovski është fotografuar gjatë periudhës parazgjedhore? A për shkak të kësaj bashkëpuntori i Oliver Spasovskit si njeri besnik ka qenë i nominuar në më shumë komisione në MPB? Është fakt që pjesmarrjen e tij në të ashtuquajturën Revolucioni Laraman dhe punën për LSDM-në, i arestuari, bashkëpuntor i afërt i Oliver Spasovskit mirë e ka kapitularizuar”, shprehet Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE.   
 
Dragan Simonovski,  është i punësuar i kahmotshëm në MPB. Prej ardhjes në pozitën e ministrit të Oliver Spasovskit, personi D.S ishte emëruar për këshilltar. Paraprakisht ka qenë edhe në komisionin e MPB-së për mbikëqyrjen e agjencive private të sigurisë. 
 
ERSAN PAJAZITI