Botë

Londër: Protestues në ballokonin e ambasadës iraniane

10.03.2018 17:40

Policia britanike ka arrestuar katër persona, të cilët janë ngjitur në ballkonin e ambasadës iraniane në Londër...

Policia britanike ka arrestuar katër persona, të cilët janë ngjitur në ballkonin e ambasadës iraniane në Londër dhe kanë valëvitur flamujt në protestë kundër qeverisë në Teheran.

Policia e Londrës ka thënë se katër persona janë arrestuar dje për dyshimin e dëmit penal dhe për atë se kanë qenë në mënyrë të paligjshme në ambientet diplomatike.

Burrat që nuk kanë arritur të hyjnë brenda ndërtesës janë dorëzuar vullenetarisht pas tri orësh.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Bahram Ghasemi ka thënë se Teherani ka protestuar tek qeveria britanike lidhur me incidentin.

Në raport thuhet se mbështetësit e një “kulti ekstrem” që jetojnë në Britani kanë qenë përgjegjës për ngjarjen.

Zëvendës-ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka protestuar tek ambasadori britanik në Teheran, duke kërkuar “mbrojtje absolute për diplomatët tanë në Londër”.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme britanike, ka thënë përmes një deklarate se “siguria e diplomatëve dhe misioneve diplomatike në Mbretërinë e Bashkuar ka rëndësi të madhe për ne”.

Më 1980, gjashtë persona të armatosur, mbështetës të një grupi disident iranian, kanë hyrë në ambasadën iranine në Londër, duke marrë dhjetëra pengje.

Pas gjashtë ditësh të rrethimit, forcat speciale britanike patën vrarë pesë personat e armatosur ndërsa një ishte arrestuar.

Dy nga personat e mbajtur peng po ashtu ishin vrarë.