Maqedoni
Likovë: Rirtet uji në liqenet akumuluese; Arifi : Situata nën kontrollë
10.03.2018 18:05
Shkrirja e borës në Malësinë e Karadakut për shkak të temperaturave të larta, ka ndikuar në ngritjen e nivelit të ujit në dy liqenet akumuluese...

Shkrirja e borës në Malësinë e Karadakut për shkak të temperaturave të larta, ka ndikuar në ngritjen e nivelit të ujit në dy liqenet akumuluese, atë të Gllazhnjës dhe Likovës.
Madje niveli i ujit ka ndikuar që të hapen dritaret e të dyja digave për tu derdhur uji jashtë hapsirave të liqeneve.
Mirëpo nga ana tjetër uji i derdhur nga liqenet ka shkaktuar përmbytje në rreth 20 hektarë të mbjellura me kultura vjeshtore. Ndërkoqë që nga Shoqata e fermerëve “ Agrokultura” apelojnë tek institucionet përkatëse që të përcjellin situatën, njohton TVM2.
“Ne që nga dita e parë vumë re se do të ket përmbysje ,do të ket vërshime alarmuam Ministrinë e bujqësisë njësitë rajonale, gjithashtu biseduam edhe me kryetarin e komunës së , ku i njejti na premtoi se do merr masa. Gjithashtu është në bisedime me drejtorin rajonal të njësisë së Kumanovës për menaxhim me ujra. Fatkeqësisht faktori njeri nuk don të dëgjojë apo nuk merr masa me kohë edhe për atë na ndodhin këto që po i shofim. Sipas informacioneve tona jan afër 20 hektar sipërfaqe jan nën ujë ku ka të mbjellura më së shumti produkte vjeshtore”, shprehet kryetari i SHF “ Agrokultura” Menduh Nuhiu.
Mirëpo, kreu i Komunës së Likovës, Erkan Arifi , fajin për situatën e krijuar me ujërat në rajonin e Likovës ia hedh Drejtorisë për menaxhim me ujërat, e cila nuk menaxhoi si duhet me situatën . Njëherësh Arifi qetëson popullatën duke theksuar se nuk ka vend për panik dhe se situata është nën kontrollë.
“Gjendja për momentin në komunën e Likovës është e qetë, nuk ka përmbytje, nuk ka vërshime, kjo që ka ndodhë është për arsye të mosmenaxhimit të mire të ujit nga drejtoria e ujërave e cila ka për detyrë menaxhmin e tokave bujqësore në Kumanovë dhe Likovë, është akumuluar ujë i tepërt në pendat Likovë dhe Gllazhnje, dhe është lëshuar përnjëher dhe se ka dëmtuar disa prona të qytetarëve në fushën e fshatit Orizare. Ne si komunë morrëm iniciativ dhe jemi në koordinim me drejtorin e “Ekonomisë së ujrave fusha Kumanovë-Likovë” me drejtorinë për “Menaxhim me kriza” dhe se së shpejti do të anashkalohen problemet”, shprehet kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi.
Mirëpo një pjesë të fajit për përmbytjet e shprshta kanë edhe vet banorët vendor të cilët gjesendet e panevojshme dhe mbeturinat e ndryshme i hudhin në shtratin e lumit.
NEXHAT AQIFI
