Maqedoni

Kongresi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin sela rizgjidhet kretar i partisë

10.03.2018 18:33

Kongresi i parë partiak rizgjodhi në postin e kryetari të Aleancës për shqiptarët kryetarin e deritanishëm Ziadin Sela...

Për zgjedhjen e selës votuan të gjith delegatët e pranishëm në Kongres, në përjashtim të një vote kundër dhe asnjë të përmbajtur.
 
Në fjalimin e tij para delegatëve menjëherë pas rizgjedhjes, Sela tha se Aleanca për shqiptarët angazhohet për barazi të plotë të shqiptarëve me maqedonasit. Ai njëherit kërkoi miratimin e ligjit për gjuhët, pasi siç tha ai 99% e shqiptarëve janë për anëtarësim në NATO dhe BE por 100% e duan ligjin për gjuhët.
 
“Në takim me përfaqësuesit e BE bashkërisht me fdanatizëm e kemi mbrojtur sjelljen e ligjit të gjuhëve para 100 ditëshit të Qeverisë, njësoj si atëher edhe atni zhvillohet debati se nuk qenka prioritet gjuha shqipe por prioritete. Njësoj dhe atëherë, kemi parë shumë eksponentë të LSDM-së pjesëtar të revolucionit Laramanë,  tani kritikojnë kryeministrin, nuk shof se kritikojnë kryeministrin, duan të votojnë prioritet tjetër, sa vite do presim ne për prioritete që shpiken brenda natës, e ndërkohë që prioritetet tona ngelin në plan të dytë. Të nderuar miq ndërkombëtar, integrimi i Maqedonisë në Nato për shqiptarët është jetik. Integrimi i Maqedonisë në BE për shqiptarët është jetik”, shprehet kryetari i ASH-ës, Ziadin Sela.
 
Mos e ndani anëtarësimin në Nato, ndryshimin e emrit dhe reformat për BE nga gjuha shqipe, sepse kur thuhet gjuha shqipe, ajo është synonim i rrugës së Maqedonisë drejt NATOS dhe BE-së. Gjuha shqipe është kthimi i një të drejte që i takon këtij populli që i plotëson gjitha të drejtat jo për tu trajtuar si minoritet por si shumicë. Shqiptarët kanë treguar këto 26 vite që kanë kapacitet ta ndërtojnë paqen këtu në Maqedoni. Dhe një popull që ka kapacitet për ta ndërtuar paqen dhe e kundërta nuk duhet trajtuar sipakicë, ai është vetëm shumicë dhe vendos për ardhmërinë e këtij vendi, dhe kjo duhet të reflektoj patjetër se në rregullimin kushtetues që duhet të ketë Maqedonia. Prandaj përcaktimi ynë në platformë është shtet binacional.
 
Paraprakisht kongresi miratoi edhe statutin partiak, i cili kufizon rizgjedhjen e kryetarit të partisë në dy mandate.Në kongres ishin të pranishëm përfaësues të partive tjera politike dhe pëfaqësues të ambasadave në vend.    
 
VISAR SADIKI