Botë

Kamenos: Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë

11.03.2018 13:43

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, duke folur për tensioned e fundit mes Greqisë dhe Turqisë...

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, duke folur për tensioned e fundit mes Greqisë dhe Turqisë ka thënë se  dy verndet janë shumë pranë një incidenti fatal. Në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, Kamenos ka thënë se “Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian”, tha ai. U duk sikur vizita historike e Erdogan në Athinë më 7 dhjetor të vitit të kaluar hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, por jo. Pak javë pas kësaj vizite, tensionet u ndezën edhe më fort, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia. Ushtarët u kapën nga Turqia në territorin e saj. Greqia thotë se e kaluan kufirin gabimisht, ndërsa ministri i Jashtëm turk deklaroi për të përjavshmen gjermane “Die Zeit” se drejtësia turke po mundohet të kuptojë nëse ushtarët grekë e kaluan kufirin aksidentalisht apo qëllimisht.