Shkup: Hiqet edhe bazamenti i përmendores së Qoses
Para Gjykatës Supreme në Shkup sot është hequr bazamenti në të cilin para pak kohësh qëndronte përmendorja e Andon Janev - Qoses...

Para Gjykatës Supreme në Shkup sot është hequr bazamenti në të cilin para pak kohësh qëndronte përmendorja e Andon Janev - Qoses, i cili u hoq natën midis 21 dhe 22 shkurtit dhe u çua në magazinat e Entit metalurgjik -Tito.
Urdhrin për heqjen e monumentit e lëshoi Inspektorati Ndërtimor i Komunës së Qendrës pas inspektimit dhe gjendjes faktike të vërtetuar se nuk ka pasur vendim për vendosjen e kësaj përmendoreje.
Statuja e Qoses në këtë lokacion qëndronte nga shtatori i vitit 2014, si donacion i Shoqatës për bashkim shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Follorina.
Grupi i punës në Ministrinë e Kulturës, paraprakisht ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore gjatë vendosjes së këtij busti.
Kryetari i Shkupit Petre Shilegov paralajmëruar se në vendin e monumentit do të mbillet pema e drejtësisë. Ndërsa grupi I punës për proektin Shkupi 2014 i formuar nga minsitria e cultures ka ybuluar parregullsi edhe te përmendoire tjera përfshi edhe atë të Aleksandrit të madh, Filipit të dytë, apo portën Maqedonia.
