Botë
Kanada: Gjatë fjalimit të kryeministrit dy police humbin ndjenjat
11.03.2018 14:22
Dy policeve që po qëndronin në skenë kanë humbur ndjenjat derisa Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau...

Dy policeve që po qëndronin në skenë kanë humbur ndjenjat derisa Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, po prezantonte shefen e re të policisë kanadeze.
Gjatë ceremonisë që zgjati 45-minuta, dy anëtarë të Policisë Mbretërore Kanadeze humbën ndjenjat.
Rreshteri Tammy Patterson, ka thënë se “është normale që policëve t’u bie të fikët, pasi që gjatë qëndrimit në këmbë, gjaku nuk qarkullon si duhet, pasi nuk arrin te truri”.
Megjithëse ranë përtokë, ata nuk pësuan ndonjë lëndim dhe gjendja tyre i është kthyer normalitetit. Trudeau emëroi Brenda Lucki, në krye të Policisë Mbretërore Kanadeze, si të parën femër në këtë pozitë.
