Botë

Ndryshimet ligjore, Shoqata Kombëtare e Armëve padit Floridan

11.03.2018 14:56

Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit ka paditur shtetin e Floridës për miratimin e një ligji...

Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit ka paditur shtetin e Floridës për miratimin e një ligji, që ngre moshën minimale për të blerë armë nga 18 në 21 vjeç.
 
Avokatët e Shoqatës kërkojnë bllokimin e ligjin, duke argumentuar se ai vjen në kundërshtim me amendamentet e Kushtetutës amerikane.
 
Guvernatori i Floridës Rick Scott, një republikan i lidhur ngushtë me Shoqatën Kombëtare të Armëve të Zjarrit, nënshkroi ligjin të premten pasi Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit të Floridës, e kontrolluar nga republikanët, e miratoi ligjin.
 
Ligji u miratua të premten nga Dhoma e Përfaqësuesve në shtetin e Floridës dhe u nënshkrua nga guvernatori republikan, Rick Scott.
 
“Vendimi i sotëm duhet të shërbejë si një shembull për të gjithë vendin që qeveria mund dhe duhet të veprojë shpejt. E kam thënë në fillim të këtij procesi rreth tre javë më parë, se duhet të jemi shumë të kujdesshëm, me balancimin e të drejtave tona individuale dhe nevojën tonë për sigurinë publike” tha guvernatori i Floridës, Rick Scott.
 
Ligji gjithashtu krijon një të ashtuquajtur programi “mbrojtës” që lejon anëtarët e stafit të shkollave të mbajnë pistoleta, nëse ata dëshirojnë dhe nëse plotësojnë trajnimet e duhura për zbatimin e ligjit.
 
Këto ndryshime vijnë pak ditë pasi një 19-vjeçar i armatosur vrau 17 vetë, nxënës e mësues, në gjimnazin Marjory Stoneman Douglas të qytetit të Parkland të Floridës./Top Channel